Arberi - Dragodan Prishtinë













Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 2000m² me lokacion në Dragodan, në rrugën “Zagrebi”
Objekti ka orientim nga lindja dhe është i strukturuar në shtatë kate, duke përfshirë edhe bodrumin, ndërsa pesë nga këto kate janë të dedikuara për hapësira zyrash. Kati i gjashtë ka kafeteri moderne me tarracë të bollshme, e përshtatshme për pushim ose shërbim për stafin.
Sistemi i ngrohjes në këtë objekt mundësohet me energji elektrike dhe naftë.
Ndërtesa është e ndërtuar në një parcelë prej 5.5 ari.
Objekti ofron ashensor funksional që lidh të gjitha katet, hapësirë parkingu për pesë vetura, me mundësi shtesë për përdorim të parkingut të Ministrisë së Shëndetësisë, falas nëse nevojitet.
Objekti gjendet në një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, i vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!