Lagjja e Re Prizren





Ofrohet për shitje lokali me sipërfaqe totale prej 3114.15m² me lokacion në Prizren, në afërsi të Stacionit të Autobusëve.
Lokali është i organizuar në tri nivele: përdhesë me sipërfaqe prej 291.65m², katin e parë me sipërfaqe prej 2226.50m², dhe bodrumin me sipërfaqe prej 596m². Të gjitha hapësirat janë funksionale, të ndara në mënyrë të përshtatshme dhe të gatshme për shfrytëzim të menjëhershëm.
Momentalisht, lokali është duke u shfrytëzuar si spital dhe ka qira aktive, por konfigurimi i hapësirave dhe potenciali i objektit e bëjnë atë shumë të përshtatshëm edhe për destinime të tjera afariste, veçanërisht për hotelieri ose biznese të ngjashme që kërkojnë hapësirë të madhe dhe lokacion të frekuentuar.
Objekti ndodhet në një nga zonat më të volitshme të qytetit, shumë pranë stacionit të autobusëve, qendrës së mjekësisë familjare, qendrës së qytetit, ‘Abi Çarshia’ dhe shumë institucioneve e pikave të tjera të rëndësishme. Kjo nënkupton qarkullim të lartë të qytetarëve dhe vizitorëve nga vende të ndryshme, duke e pozicionuar këtë pronë si një pikë jashtëzakonisht atraktive për zhvillimin e një biznesi me potencial të lartë për sukses.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!