Mati 1 Prishtinë





Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 80.28m², me lokacion te Mati 1, në rrugën “Ndue Përlleshi”, në kompleksin Mata Hill, ndërtim nga Pozhegu Brothers.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Mati 1 është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.
*Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet në Prill të vitit 2026.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!