Rruga 'Dëshmorët e Kombit', Vushtrri Vushtrri














Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 1600m² me lokacion në Vushtrri, në Rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’.
Objekti është i strukturuar në bodrum, përdhes dhe kat. Të tri etazhet kanë nga 530m² dhe janë të organizuara në nga një hapësirë të hapur, e cila mund të projektohet dhe adaptohet sipas nevojave të shfrytëzuesit.
Sistemi i ngrohjes në këto hapësira mundësohet me energji elektrike.
Objekti gjendet në një truall me sipërfaqe të madhe dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim të gjashtë veturave.
Prona ka qasje direkte në rrugën kryesore, gjë që e bën atë veçanërisht të favorshme për shfrytëzim afarist.
Lokacioni strategjik lehtëson qarkullimin dhe ofron ekspozim të lartë për biznesin tuaj, duke e kthyer këtë objekt në një mundësi ideale për investim në zhvillimin dhe zgjerimin e aktiviteteve tuaja afariste.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!