Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 119.7m² në kompleksin prestigjioz ‘Residio 8’, ndërtim nga Partners & Dervisholli.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe është e organizuar në qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, një banjo, tualet dhe ballkon.
E projektuar nga arkitektë, në mënyrë që të ketë ndriçim të bollshëm natyral për banorët.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me kalldajë.
Këto banesa janë pjesë e një kompleksi modern i cili është duke u ndërtuar në afërsi me Rrugën A, në zonën e lagjës së spitalit. Prej ku, Shkolla Fillore ‘Pavarësia’ është vetëm 3 min larg, Qendra Klinike Universitare është vetëm 5 min larg, ndërsa Rruga B vetëm 6 min larg.
Ky kompleks rezidencial është duke u ndërtuar me materialet më cilësore në bazë të të gjitha standardeve evropiane të ndërtimit, me qëllim për të ofruar komfort maksimal për banorët. Fasada e ndërtesës është e izoluar me lesh guri dhe pjesa e jashtme është e punuar me fasadë të ventiluar. Dritaret janë nga profilet PVC, me profil 82 mm dhe me roleta të izoluara. Ngrohja eshte nga dyshemeja, me njesi elektrike individuale. Te gjitha njesite banesore e kane mundesine e vendosjes, individuale - me shpenzime te veçanta. Dy ndërtesa të këtij kompleksi janë të inspiruara nga arkitektura me terracierë prandaj dhe shumë banesa kanë qasje në hapësira të gjelbëruara, që ngrit edhe më shumë bukurinë dhe cilësinë e jetesës në këtë kompleks.
‘Residio 8’ përfaqëson kualitetin e lartë modern si dhe arkitekturën bashkëkohore të ndërtimit. Është kompleks rezidencial që synon të ofroj kushtet më të mira të jetesës dhe zhvillimin e një jetesë të lehtë dhe komforte.
Çmim shumë i mirë
Çmim i mirë
Çmim i drejtë
Çmim i rritur
Çmim i lartë
Ky krahasim çmimesh është orientues dhe përdoret vetëm për informim.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
104,800€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
1,111.57€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
111,2% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!