Kalabri - Emshir Prishtinë












Ofrohet me qira banesa penthouse, duplex me sipërfaqe 255m², me lokacion në Emshir, në Rrugën "Shefqet Shkupi", në kompleksin Nartel, ndërtim nga Nartel.
Banesa ka orientim nga lindja dhe veriu, ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, katër dhoma të gjumit, një banjo, dy tualete, depo dhe dy terasa.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos të instaluar nën dysheme, ka kamin me dru, është e pajisur me kondicioner në çdo dhomë dhe ka fshesë të montuar në të gjitha anët.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor me qasje private, ofron garazh dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ka investime kualitative, dizajn modern dhe mobilje të qëndrueshme që e bëjnë hapësirën shumë të përshtatshme pë banim.
Lagjja Emshir gjendet në hyrje të Prishtinës, zonë e kombinuar me ndërtime të larta afaristo-banesore dhe ndërtime të ulëta që në të përfshinë të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, shkollat, çerdhet, marketet, stacionet e trafikut urban si dhe Stacionin e Autobusëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!