Rruga C Prishtinë


Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 87.77m², me lokacion në Rrugën C, në rrugën "Enver Maloku", në kompleksin Pozhegu Garden Building, ndërtim nga Pozhegu Brothers.
Banesa ka orientim të mirë nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka vendparkim të jashtëm dhe ofron garazh me depo të përfshira në çmim.
Banesa ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar, me qasje të afërt në rrugën kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!