Suhadoll Graçanicë

Ofrohet me qira depo me sipërfaqe prej 1800m², e cila ndodhet në Komunën e Graçanicës, në fshatin Suhadoll.
Depo është e ndarë në dy hapësira funksionale: njëra prej 1500m² e përshtatshme për përdorim si depo, ndërsa 300m² janë hapësira të dedikuara për zyrë. Objekti është i pozicionuar në një truall me sipërfaqe të madhe, tërësisht të sistemuar dhe të gatshëm për shfrytëzim, duke përfshirë edhe hapësira të dedikuara për vendparkime të jashtme.
Prona ndodhet në një zonë industriale, të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme biznesore, komerciale apo afariste. Infrastruktura është e plotësuar dhe e gatshme për përdorim të menjëhershëm.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!