Ofrohet me qira lokali për zyre me sipërfaqe 160m² me lokacion në Lakrishtë te banesat e Shqipërisë.
Lokali ka orientim nga perëndimi dhe lindja dhe ka katër hapësira të shfrytëzueshme pune, me dy hyrje të ndryshme dhe dy banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe ka ndriçim të mjaftueshëm.
Lokali gjendet në një lokacion shumë të përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme biznesore, pasi që është në një lagje shumë të frekuentuar në afërsi të qendrës së qytetit.
Lagjja Lakrishtë është lagjja më e zhvilluar së fundmi me ndërtime të larta moderne, afariste dhe banesore, lagjje me të gjitha shërbimet e nevojshme, me qasje direkte në rrugen kryesore si dhe afër urës lidhëse me qytetet tjera.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!