Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 30m², me lokacion në Fushë Kosovë, në Rrugën "Nënë Tereza", në kompleksin EuroMed, ndërtim nga EuroMed, përball shkollës fillore "Mihal Grameno".
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari dhe banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe garazh me çmim ekstra.
Banesa ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar, me qasje të afërt në rrugën kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme, shtëpitë e shëndetit, shkollat, çerdhet dhe marketet.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!