Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 63m² me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve afër Hotel Ambasador, në rrugën "Adrian Krasniqi", ndërtim nga Royal.
Banesa ka orientim nga lindja, me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike të instaluar nën dysheme.
Ndërtesa ofron vendparkim të jashtëm, është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh me çmim shtesë.
Lagjja gjendet tejet afër qendrës së qytetit dhe çdo shërbimi esencial për banorët.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!