Arberi - Dragodan Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 94m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën “Ahmet Krasniqi”, ndërtim nga Arti Group.
Banesa ka orientim nga jugu dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë dhe tryezari, dy dhoma të gjumit, një banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos gjithashtu është e pajisur me kondicioner.
Banesa është e pajisur ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!