Brezovicë Shtërpcë










Ofrohet për shitje banesa duplex me sipërfaqe 165m², me lokacion në Brezovicë, Shtërpcë, afër Hotel "Elektro Kosova".
Banesa ka orientim nga të gjitha anët që ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, dy tualete dhe tri ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të sistemit Vailant.
Banesa ka dhe një garsonjere me sipërfaqe 30m² dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa është e mobiluar me një stil shumë të mirë dhe cilësor, duke ofruar një ambient të rehatshëm dhe funksional.
Brezovica është një ndër lokacionet më të zhvilluara në aspektin turistik, duke e bërë këtë vend një ndër destinacionet më të vlefshme për investim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!