Prishtina e Re Prishtinë



Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 121.7m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Muhamet Malsori”, ndërtim nga Limit Project.
Banesa ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, një tualet, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh me çmim shtesë.
Banesa gjendet në një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim.
*Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet në vitin 2026.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!