Ofrohen për shitje dy penthouse njëri me sipërfaqe 200m² ndërsa tjetri me 180m² me lokacion në Rrugën B, në kompleksin Residio.
Te dy këta penthouse gjenden në katin e fundit të ndërteses me qasje private në lift dhe me koridor privat që lidh të dy pronat. Penthouse i parë është i organizuar në qëndrim ditor, kuzhinë, tryezari, tri dhoma të gjumit (njëra masterbedroom me tualet personal dhe garderobier), dy banjo, dhe verandë. Ndërsa penthouse i dytë është i organizuar në qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma të gjumit të dyja me banjo personale, utilit, banjo e përbashkët dhe verandë.
Të dy pronat janë të mobiluara me mobilie të brandit ‘Unique Contract Furniture’, me materiale tejet cilësore të importuara nga italia. Muret e brendshme janë të punuara me microcement, ndërsa dyshemeja është e shtruar me pllaka të porcelanit. Kuzhinat përbëhen nga elemente të kualitetit të lartë, të përfshirë kanë furrën me avull, aparatin e kafesë si dhe mikrovalën me ajër 4D. Mobiliet e verandës janë të brandit të mirënjohur ‘Papatya’. Çdo kënd i këtyre pronave përfaqëson jetën luksoze dhe ofron ekskluzivitetin e të jetuarit me një pamje të mahnitshme të qytetit.
Po ashtu, në këtë çmim ofrohen edhe tri garazha për shfrytëzim.
Pronat mund të blehen dhe ndaras brenda të njëjtës periudhë kohore.
Çmim shumë i mirë
Çmim i mirë
Çmim i drejtë
Çmim i rritur
Çmim i lartë
Ky krahasim çmimesh është orientues dhe përdoret vetëm për informim.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
880,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
9,333.77€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
933,4% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!