Qendra e Vjetër Prishtinë







Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 190m², me lokacion te Qendra e Vjetër, në rrugën “Emin Duraku” afër Shkollës Fillore "Elena Gjika".
Shtëpia ka orientim nga perëndimi, është e strukturuar në përdhes dhe dy kate dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, tri banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Shtëpia ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim si dhe një lokal me sipërfaqe 60m².
Qendra e vjetër është zemra historike e qytetit, e njohur për ndërtime tradicionale, monumente kulturore dhe institucione të rëndësishme. Me lidhje të drejtpërdrejtë me të gjitha lagjet e Prishtinës dhe shërbime të plota urbane, kjo zonë ruan karakterin autentik të qytetit duke mbetur funksionale për jetesë dhe veprimtari të ndryshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!