Arberi - Dragodan Prishtinë

Ofrohen me qira disa lokale/ zyra me sipërfaqe totale 802.9m²‚ me lokacion në Dragodan, në Rrugën “Ferid Curri”, afër Ambasadës së Amerikës, ndërtim nga Melodia ING.
Zyrat ndodhen në kate të ndryshme që mund të lëshohen si një tërësi apo të ndara në një të veçanta, sipas nevojës së klientëve.
Në përdhesë ndodhet një lokal me sipërfaqe 112m² me hapësirë të mjaftueshme për shfrytëzim dhe një tualet ndërsa në tri katet tjera lokalet kanë të njejtën sipërfaqe prej 80m² me hapësirë të mjaftueshme për shfrytëzim dhe nga një tualet në secilin kat.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Hapësirat janë të gjitha të pajisura me ashensor dhe është e mundur që disa njësi të kombinohen për të iu përshtatur nevojave specifike të klientëve.
Lokali ofron vendparkim dhe gjendet në njërën prej lagjeve shumë afër qytetit e që e bënë këtë hapësirë shumë të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive biznesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!