Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 125m², me lokacion në Dardani në rrugën "28 Nëntori".
Banesa ka orientim nga jugperëndim dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; kuzhinë, dy dhoma të ditës, dy dhoma gjumi, një banjo, një tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë për vendparkim.
Dardania është njëra ndër lagjet e qendrës së Prishtinës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, shkollat, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban ndërsa lagjja është e përshtatshme si për vendasit, studentët apo banorët e rinj të zonës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!