Marigona Hill Prishtinë










Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 425m² me lokacion në Marigona Hill, Prishitnë.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmbanë shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe është e strukturuar në përdhes, dhe dy etazha me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma të gjumit, tri banjo dhe terasë. Përparësi e kësaj prone është edhe mundësia për mobilim nëse është kërkesë e klientit.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Gjendet në një nga lagjet më të bukura në periferi të qytetit, ndërtim cilësor dhe tejet i përshtatshëm për banim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!