Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 49.90m², me lokacion në Rrugën B, në Rrugën "Jakovë Xoxa" afër Vipros, ndërtim nga Marking.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë të gjumit, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndohet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim
Banesa ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar me frekuentim të dukshëm, afër çerdheve dhe shkollave, me qasje në rrugën kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!