Lakrishtë Prishtinë






Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 70m² me lokacion në Lakrishtë, në rrugën “Tirana" në kompleksin "Ramiz Sadiku", ndërtim nga Prime Group.
Kompleksi “Ramiz Sadiku” është i ndërtuar sipas standardeve evropiane, ndodhet në një lokacion shumë të zhvilluar, ka siguri në objekt, qasje vetem me kartelë, kamera 24h dhe mirëmbajtje të ndërtesës.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokoks dhe energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Lakrishtë është lagjja më e zhvilluar së fundmi me ndërtime të larta moderne, afariste dhe banesore, lagjje me të gjitha shërbimet e nevojshme, me qasje direkte në rrugen kryesore si dhe afër urës lidhëse me qytetet tjera.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!