Bregu i Diellit Prishtinë










Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe totale 600m² me lokacion në Lagjen Bregu i Diellit, me qasje direkte në Rrugën e Dubrovnikut.
Kjo hapësirë afariste është e orientuar nga lindja dhe perëndimi, e strukturuar në katër etazha ku secili kat ka sipërfaqe nga 150m² me nga një tualet të shfrytëzueshëm, ndërsa aktualisht vetë dy kate janë të lira me sipërfaqe totale 300m².
Sistemi i ngrohjes në këto hapësira mundësohet me pompë termike. Përparësi tjetër kryesore është ashensori funksional të cilin e posedon ky objekt si dhe hapësira për vendparkim. Po ashtu, kjo hapësirë afariste ka qasje direkte në një Rrugën Dubrovniku, lokacion ky tejet i frekuentuar që njëkohësisht ofron mundësi të mira për biznese pasi ofron qasje të lehtë dhe të shpejtë, si dhe ekspozim të lartë të biznesit.
Të gjitha këto përparësi ju ofrojnë mundësi tejet të mira për zhvillimin e bizneseve të ndryshme afariste, dhe specialistët tanë e kanë cilësuar si një ndër pronat më profitabile në një ndër lagjet më të frekuentuara në qytet.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!