Veternik Prishtinë


Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 1500m², me lokacion në Veternik, afër Shtëpisë së Ankandeve.
Objekti ka orientim nga të gjitha anët që mundëson ndriçim natyral në të gjitha hapësirat. Objekti është i strukturuar në bodrum, përdhes dhe tri kate ku gjithsej nga sipërfaqja totale ka 240m² lokal, 24 hapësira pune, 13 banjo si dhe 15 ballkone.
Objekti sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe pelet, ka hapësirë të mjaftueshme për disa vetura si dhe garazh të mbyllur.
Objekti ndër veçoritë e tjera shumë i përshtatshëm për veprimtari të ndryshme afariste pasi që gjendet në një zonë me potencial për zhvillime biznesore ndërsa ofron edhe mundësinë e ndarjes në kate për banim ose për zyre.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!