Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe banimi prej 70m² dhe tarracë shtesë me sipërfaqe 70m², me lokacion në Fushë Kosovë, në lagjen Bresje.
Banesa është e orientuar nga lindja dhe perëndimi, duke mundësuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Hapësirat e brendshme janë të organizuara në mënyrë funksionale dhe përfshijnë: qëndrimin ditor, kuzhinën, dy dhoma gjumi, një banjo si dhe një tarracë të bollshme prej 70m², e cila ofron mundësi për shfrytëzim si hapësirë relaksi apo ambient për socializim.
Sistemi i ngrohjes funksionon me energji elektrike. Ndërtesa ofron gjithashtu ashensorë funksionalë, garazh të brendshëm dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim të jashtëm, çka përmirëson ndjeshëm komoditetin e jetesës.
Prona ndodhet në një zonë të qetë dhe të zhvilluar, me afërsi të menjëhershme me shërbimet esenciale si markete, institucione arsimore, transport publik dhe qendra shëndetësore, duke e bërë këtë banesë një zgjedhje shumë të përshtatshme për banim familjar apo edhe si investim afatgjatë.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
60,400€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
640.64€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
64,1% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!