Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 50m², me lokacion te Qafa, në rrugën “UÇK”, tek Kafet e Vogla.
Banesa ka orientim nga lindja dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, një dhomë gjumi, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos, me pompë termike dhe është e pajisur me kondicioner dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa gjendet afër qendrës së qytetit në një zonë të zhvilluar dhe tejet aktive, ku trafiku urban qarkullon gjatë gjithë ditës, afër është edhe shkolla fillore si dhe të gjitha shërbimet tjera të nevojshme për banorë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!