Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 73m², me lokacion në Dardani, mbi Kurriz.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, një dhomë të gjumit me garderobë, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Banesa ka lokacion tejet të përshtatshëm, afër shkollave dhe transportit publik, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
*Në çmim përfshihet mirëmbajtja dhe shpenzimet e ujësjellësit dhe banesa lirohet nga data 16 Prill.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!