Marigona Hill Prishtinë








Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 98.18m² dhe tarracë me sipërfaqe 37m², me lokacion në lagjen Marigona Hill.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmban shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe tarracën.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike, ftohje dhe ngrohje.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor ndërsa banesa ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe garazh.
Banesa gjendet në një lagje të qetë dhe private, në njërën prej lagjeve me ndërtim të kualitetit të lartë të standardeve evropiane.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!