Marigona Residence Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 204.57m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Lagjen Marigona Residence.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, e strukturuar në përdhes dhe kat, me këtë renditje të hapësirave; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, tri banjo, një depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe energji elektrike ndërsa është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 3.1Ari, ka oborr shumë të mirëmbajtur, hapësirë pushimi dhe hapësirë të mjaftueshme vendparkimi.
Shtëpia është e mobiluar me mobile kualitative dhe shumë të qëndrueshme.
Gjendet në një lagje të qetë e të sigurt, lagjja është private dhe ofron siguri 24h, ndërtim i standardeve evropiane që mundëson jetesë të rehatshme për banorë.
*Tipi i shtëpisë ka 174m² dhe faktike ka 204.7m².
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!