Taslixhe Prishtinë
Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 365m² me lokacion në Taslixhe, afër Europian Residence.
Shtëpia ka orientim nga tri anë me ndriçim natyral të mjaftueshem, e ndarë në dy etazha dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: dy qëndrime ditore, kuzhinë, pesë dhoma të gjumit, dy banjo, tualet dhe pesë ballkona.
Sistemin e ngrohjes e ka me mundësi me pelet ose me energji elektrike.
Shtëpia gjendet në një truall me sipërfaqe prej 6 Ari në të cilin ka garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lokacioni tejet i përshtatshëm, afërsia me parkun dhe shërbimet tjera që janë të domosdoshme për klientë si dhe qasja e shpejtë në rrugë kryesore janë disa nga specifikat që e favorizojnë këtë shtëpi.
By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!