Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 75m², me lokacion në Dragodan, ndërtim nga Butrinti.
Banesa ka orientim nga jugu dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinën, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!