4 Llullat Prishtinë
Shtëpia me sipërfaqe 400m² ndodhet te 4 Llullat, me orientim nga juglindja.
Është e pajisur me fletë poseduese dhe e mobiluar në tërësi me stil shumë elegant dhe modern e ndarë në katin përdhesë, katin e parë, katin e dytë dhe katin e tretë, me një renditje të këtillë: përdhesë është një lokal, një garazhë dhe një tualet, kati i parë ka qëndrimin ditor, një kuzhinë dhe një banjo, kati i dytë tri dhoma të gjumit dhe një banjo, ndërsa kati i tretë dy dhoma të gjumit, një banjo, një depo dhe një terasë të madhe, secila prej këtyre dhomave ka nga një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me dru dhe me pelet.
Shtëpia ofron kushte shumë të mira banimi, me qasje shumë të shpejtë në Qendër.
Ka vendparking të mjaftueshëm.
By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!