Prishtinë







Ofrohet për qira objekti me sipërfaqe 8500m², i njohur si Hotel “Baci”, i cili ndodhet në Magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, afër Techno Market.
Ndodhet në truall me sipërfaqe 35 Ari, i ndarë në katin përdhesë, nëntë kate të tjera dhe bodrumin, të cilat në tërësi përfshijnë: katër salla të mëdha, dy restorante, 80 hapësira, 80 banjo, saunë, pishina, xhakuzi, posedon klimatizim, trafo personale, si dhe ashensor.
Këto hapësira janë të shfrytëzueshme për veprimtari të ndryshme, të cilat mund të manovrohen në hotel apo edhe hapësira afariste, varësisht nga nevoja dhe kërkesa e klientëve.
Pozicionohet në një lokacion shumë të përshtatshëm, me qasje direkte në rrugë kryesore, me qasje direkte për në qendër të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe shumë afër aeroportit.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!