Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 55m², me lokacion në Qendër, në Rrugën "Luan Haradinaj", afër Stacionit Policor "Qendra".
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, është e pajisur me dy kondicionerë dhe ka hapësirë të mjaftueshme pë vendparkim.
Qendra e qytetit është zona më e kërkuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, zonë që përfshinë ndërtime banesore, ndërtime të ulëta individuale, ndërtime afariste, qendrën e mjekësisë, shkollat, çerdhet, institucionet shtetërore dhe stacionin kryesor të Policisë.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!