Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 300m² me lokacion në Lagjen Medresa, në rrugën “Llapi”, afër Xhamisë "Jusuf Çelebiu".
Shtëpia ka orientim të mirë nga të gjitha anët duke mundësuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, e strukturuar në përdhes dhe një kat ndërsa ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditorë, kuzhinë, tri dhoma të gjumit me njërën prej tyre master bedroom, pesë banjo dhe një bodrum.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka oborr me sipërfaqe prej 6 Ari, hapësira gjelbëruese, dy depo si dhe vendparkim për shtatë vetura.
Shtëpia gjendet në një lokacion të qetë në afërsi me qendrën e qytetit dhe shumë shërbime të tjera të nevojshme për banorë.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!