Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe totale prej 201.5m², me lokacion në Lagjen Marigona Hill.
Lokali ka orientim nga lindja, jugu dhe veriu duke ofruar kështu ndriçim natyral të mjaftueshëm, ofron dy hapësira të shfrytëzueshme me sipërfaqe 72m² dhe 129.5m² ose mundësinë e ndarjes dhe në tri hapësira, njëra me sipërfaqe 72m² dhe dy të tjera, secila me sipërfaqe 65m².
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Marigona Hill është një lagje moderne në Prishtinën e Re, e projektuar për të strehuar rreth 5,000 banorë, duke krijuar një treg të qëndrueshëm për çdo biznes. Kompleksi ofron infrastrukturë moderne, hapësira të gjelbra, shtigje për ecje dhe çiklizëm, qendra sportive dhe SPA, hotel, restorante e kafene, si dhe një gamë të plotë shërbimesh, përfshirë laborator, qendër mjekësore, fizioterapi, farmaci, klinikë ditore etj.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!