Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 103m², me lokacion në Pejton, në rrugën "Sejdi Kryeziu", afër Ambasadës Norvegjeze.
Banesa ka orientim nga jugu dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Lagjja Pejton është njëra prej zonave më të kërkuara të qendrës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban që lidhin Pejtonin me të githa zonat e Prishtinës.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!