Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 154m² dhe tarracë me sipërfaqe 90.9m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në lagjen Marigona Hill.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron dy garazha dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmban shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!