Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 135m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Holger Petersen”, në kompleksin Grand Tower, ndërtim nga Nord Invest.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërsa ndërtesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Prishtina e Re është një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim dhe inevstime, zonë me ndërtime të reja kualitative në afërsi me të gjtiha shërbimet e nevojshme.
*Banesa ofron mundësinë e mobilimit me çmim 450€.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!