Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 1300m², me lokacion në Dragodan, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, afër Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Objekti ka orientim nga perëndimi, jugu dhe veriu, është i strukturuar në dy nivele nëntokësore, suteren, përdhes dhe katër kate, secili prej kateve ka sipërfaqe rreth 180m² dhe gjithsej ka 10 tualete.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, ofron vendparkim për 20 vetura dhe 15 garazha.
Objekti gjendet në njërën prej zonave shumë afër qytetit e që e bënë këtë hapësirë shumë të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive biznesore.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!