Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 115m², me lokacion në Lakrishtë, në rrugën “Tirana”, ndërtim nga Prime Group Construction, në kompleksin Ramiz Sadiku.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet, një depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Lakrishta është një nga lagjet më të zhvilluara vitet e fundit, e karakterizuar nga ndërtime moderne të larta, si banesore ashtu edhe afariste. Me infrastrukturë të kompletuar, qasje direkte në rrugët kryesore dhe afërsi me urat lidhëse drejt qyteteve tjera, kjo zonë ofron potencial të lartë si për banim ashtu edhe për investim.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!