Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 50m², me lokacion në Ulpianë, në rrugën "Mujë Krasniqi".
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo, depo dhe dy ballkona.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Lagjja Ulpiana është një nga zonat më të vjetra të Prishtinës dhe njëra prej zonave më të kërkuara për banim falë të gjitha shërbimeve të nevojshme që përfshinë, shkollat, çerdhet, qendrën e mjekësisë, lokalet, zyrat, lagjja e konvikteve për studentë në afërsi me disa prej Univesiteteve si dhe me Menzën e Studentëve.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!