Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 63m², me lokacion në Lakrishtë, në rrugën “Musa Tolaj”, në kompleksin Nartel Center, ndërtim nga Nartel.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh me çmim shtesë.
Banesa ndodhet në një nga lagjet më të kërkuara të Prishtinë, me qasje të shpejtë në rrugët kryesore dhe në afërsi të shkollave, marketeve dhe të gjitha shërbimeve të nevojshme.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!