Aktash Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 100m², me lokacion Aktash, në kompleksin Ivy Residence.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë rendtije të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinën, dy dhoma të gjumit, një banjo, një tualet dhe një depo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë parkingu të mjaftueshme dhe ofron garazh.
Lagjja Aktash është një zonë e qetë dhe e zhvilluar në qendër të Prishtinës, në afërsi ka Parkun e Qytetit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme si shkollat, çerdhet, barnatoret, marketet si dhe disa prej Universiteteve, veçori ideale që përshtaten për familje, studentë apo banorë të rinj të zonës.
By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!