Arberi - Dragodan Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 113m² me lokacion në Dragodan, në kompleksin Butrinti, ndërtim nga Butrinti, tek Rrethi i Ismetit.
Banesa ka orientim nga lindja dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, dy banjo, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh me 20% zbritje për blerësin e banesës.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!