Matiçan Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 65.3m², me lokacion në Matiçan, në Rrugën "Sokol Sopi", ndërtim nga Ndërtimtari - J.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe pompë termike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh.
Lagjja Matiçan është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.
*Kompleksi përfundon punimet në vitin 2026.
By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!