Ofrohet për qira banesa me sipërfaqe 100m², e cila ndodhet në Dragodan, afër Meridianit, ndërtim nga Dumnica Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendhsme: qëndrimin ditor, kuzhinën, dy dhoma të gjumit, dy banjo, një ballkon dhe tarracë me sipërfaqe 50m².
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh me çmim shtesë prej 70€.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.
*Banesa është e lirë nga data 1 Dhjetor.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!