Ofrohet me qira shtëpia moderne me sipërfaqe 200m², me lokacion në Aktash.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinën, tri dhoma të gjumit, me njërën prej tyre master bedroom, dy banjo dhe një ballkon. Shtëpia ka oborr të shfrytëzueshëm dhe tejet të mirëmbajtur.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe me pelet.
Lagjja Aktash është një nga zonat më të qeta dhe më të konsoliduara të qendrës së Prishtinës. E pozicionuar pranë Parkut të Qytetit, ajo ofron akses të menjëhershëm në të gjitha shërbimet esenciale si shkolla, çerdhe, barnatore, markete dhe universitete. Këto veçori e bëjnë Aktashin një zgjedhje ideale për familje, studentë dhe banorë që kërkojnë jetë urbane me qetësi dhe funksionalitet.
This chart shows how this property's price has changed over time.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!