Ofrohet me qira kati i shtëpisë me sipërfaqe 150m², me lokacion në Vëllushë, në rrugën "Ismail Dumoshi".
Kati ka orientim nga lindja, jugu dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike, është e pajisur me kondicioner dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Vëllusha ndodhet shumë pranë qendrës së qytetit dhe përbëhet kryesisht nga ndërtime rezidenciale. Zona përfshin shkolla fillore dhe të mesme, ndërsa shërbimet e nevojshme ndodhen në afërsi, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për jetë familjare.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!