Ofrohet me qira banesa për zyrë me sipërfaqe 111m², me lokacion te Prishtina e Re, në kompleksin Prishtina e Re Residence, ndërtim nga Lirimi Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; tri hapësira të shfrytëzueshme, një banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë për vendparkim.
Prishtina e Re është një zonë në zhvillim të vazhdueshëm, me infrastrukturë të përfunduar dhe ndërtime të reja kualitative. Me potencial të lartë për banim dhe investim, kjo zonë po shndërrohet në një nga pikat më premtuese të qytetit.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!