Ofrohet për shitje banesa duplex me sipërfaqe totale prej 186.2m² Neto, e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Dardani, në rrugën "Ilaz Kodra", afër Stacionit të Autobusëve.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët, kati i parë ka sipërfaqe prej 103.9m² dhe kati i dytë ka sipërfaqe prej 82.3m², ndërsa si tërësi ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: dy hapësira për qëndrim ditor, dy kuzhina, tri dhoma gjumi, dy banjo, një tualet dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe lokacioni që ka i ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Dardania është një lagje qendrore dhe dinamike e Prishtinës, e pajisur me një gamë të gjerë shërbimesh - nga institucionet shtetërore dhe bankare, te shkollat, çerdhet, restorantet dhe lokalet. Me lidhje të mira të trafikut urban dhe pozicion strategjik, Dardania është e përshtatshme si për banorë vendas, ashtu edhe për studentë apo banorë të rinj që kërkojnë jetë aktive në zemër të qytetit.
The amount you pay yourself. The rest is calculated as credit.
Number of years for loan repayment.
Net monthly income of the family (total).
E.g. 5 or 5.5. May be filled automatically according to the bank later.
Loan Amount
232,000€
Down Payment (%)
20,0%
Monthly Installment
2,460.72€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
246,1% - of income goes to the installment. Most banks may not approve it.
This calculator is for informational purposes only and provides a preliminary estimate.

By filling out the following form, our agent will inform you about your questions!